Bukuria

Rimeli është tharë? Mos e hidh! Mund të bëhet sërish si i ri

Pak javë pasi e ke blerë rimeli duket i tharë dhe lë kokrriza mbi qerpikë? Ka disa zgjidhje që e kthejnë sërish në gjendjen e mëparshme
Rimeli është tharë? Mos e hidh! Mund të bëhet

Me lot artificialë

Pikërisht. Është metoda më e shpejtë dhe e sigurt për të shkrirë rimelin. Hidh dy pika dhe tunde fort. Mund të përdorësh edhe solucionin pastrues të syzeve apo lenteve të kontaktit.

Me ujë të nxehtë

Sidomos në dimër, rimeli mund të ngrijë edhe për shkak të të ftohtit. Kjo nuk do të thotë se nuk është cilësor. Provo ta lësh në banjëmari për të paktën 10 minuta, por mos e zhyt të gjithin. Deri ku fillon furça. Mos e hidh kurrë ujin brenda tubetit, sepse bakteret e pranishme në të ndikojnë në shëndetin e syrit.

rimel2

Me vaj ulliri

Edhe kjo është një zgjidhje shumë e thjeshtë, me një përbërës që gjendet në kuzhinën tënde. Shto 2 pika vaj ulliri, ose më shumë, nëse është shumë i tharë, dhe tunde fort.

Në mikrovalë

Fute rimelin në mikrovalë së bashku me një gotë uji pranë dhe lëre për 20 sekonda. Do të jetë sërish si i ri.

Udhëzime për përdorimin

Kujto që edhe një përdorim i gabuar mund ta thajë rimelin. Nëse kur e përdor e fut dhe e nxjerr furçën më shpejtësi, kjo bën që brenda në tubet të hyjë ajër që e than përbërjen.