AktualitetTe gjitha

Rilind Muzeu i Kastriotëve pas 27 vitesh harresë


Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës do të jetë një tjetër destinacion për turistët vendas dhe të huaj pas rikonstruksionit të bërë nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e disa pamjeve nga ky muze. Sipas Ramës ky muze është i rilindur tërësisht për herë të parë parë pas 27 vjetësh harresë.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur tërësisht për herë të parë pas 27 vjetësh harrese, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ky pos u realizua nga E.B. Lajmi i referohet postimit të Kryeministrit, Edi Rama në FB. Copyright Tiranapost.al.