Botë Te gjitha

Rikthehet videoja e famshme e Demi Moore duke puthur 15 vjeçarin gjithë pasion


Ndërsa aktoret e Hollivudit po tregojnë rastet kur janë ngacmuar seksualisht nga kolegët e tyre një video e aktores me Demi Moore e cila para dy ditësh festoi ditëlindjen e 55-të, i ka shokuar të gjithë dhe po merr përsëri vëmendje, edhe pse videoja është publikuar në vitin 2012.

Sipas Mail Online, videoja i përket vitit 1982 kur aktorja Demi ishte 19 vjeç, ajo shihet duke puthur plot pasion aktorin atëherë 15 vjeç Philip Tanzini. Videoja u postua në Yotube në vitin 2012, duke kapur mbi 6.5 milion klikime.  Demi Moore shihet në tre momente duke puthur Tanzinin ( në minutën 1:22, 1:49: 4:36).

Demi Moore pohon dashurinë e saj për Tanzinin në të gjithë videon, duke thënë: “Unë e dua, ai është i vetmi që dua … e dua shumë, ai është një nga njerëzit më të preferuar ” Ajo gjithashtu thotë, ndoshta me shaka se ka ndërmend të martohet me Tanzinin, pavarësisht se ishte e martuar me burrin e saj të parë, Freddy Moore, kur ishte 17 vjeç. Pas suksesit të filmit –serial General Hospital  që ende vazhdon sot me aktorë të rinj, Moore vazhdoi të gëzonte një karrierë të gjatë, ndërsa Tanzini kurrë nuk gjeti famë edhe pse u mor më vonë me shfaqje televizive dhe reklama. Tiranapost.al E.B

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *