Aktualitet

Rikthehet shiu, ja kur do ketë sërish diell

Bashkë me janarin ikën edhe dielli. Ditët e bukura i lënë vendin atyre me shi. Duke filluar nga dita e nesërme e 1 shkurtit i gjithë territori i vendit do të “pushtohet” nga reshjet e shiut, që do të vijojë edhe gjatë javës tjetër. Të martën që vjen do të kemi pak diell, por prapë shiu do rikthehet.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon reshje të dobëta që pasditen e sotme kryesisht në veri të vendit. Rreshjet do shtrihen në të gjithë vendin gjatë të enjtes.

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.31) priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër (e enjte, dt.01) priten reshje në të gjithë territorin.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: 0 °C / 9 °C.

ERA

Sot (e mërkurë, dt.31) dhe nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.