SPORT

Rikthehet Serie A, derbi shqiptarësh në Romë

Rikthehet Serie A, derbi shqiptarësh në Romë

Serie A rikthehet pas pauzës së kombëtares më e bukur se kurrë. Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit konfirmoi që sezoni 2019-2020 pritet të jetë vërtetë spektakolar dhe për këtë arsye java e 8-të pritet të dhurojë emocione të shumta. Në orën 15:00 Lazio pret në shtëpi Atalantën që edhe pse ka zhgënjyer në Champions League vazhdon të bëjë mirë në kampionat dhe për momentin ka vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Juves. Ajo mes bardhekaltërve dhe bergamaskëve do të jetë edhe një derbi shqiptar mes Thomas Strakoshës dhe Berat Gjimshitit të cilët pritet të jenë të dy titullarë. Në orën 18:00 Napoli nuk duhet ta diskutojë aspak fitoren nëse dëshiron të luftojë për titull ndaj Veronës së Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës të cilët edhe këtë herë do ta nisin ndeshjen nga fillimi. Në mbrëmje do të jetë radha e Juventusit që pret në shtëpi Bolgnan e Sinisa Mihajlovic me trajnerin serb që do të jetë në stol në këtë ndeshje. Bardhezinjtë do të synojnë vazhdimësinë në një ndeshje që mund të kthehet në problematike nëse Juventusi nuk e merr seriozisht./XH.K