Aktualitet

Rikthehet Peza N*Fest, bashkia ka disa surpriza për ju

16 shtatori është kthyer në një traditë tashmë, falë aktivitetit të përvitshëm “Peza N*Fest”. Është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë edhe spotin promocional për këtë aktivitet, duke ftuar të gjithë ata që duan të shijojnë traditat më të bukura shqiptare dhe muzikën e mirë.

Bashkia e Tiranës ka hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për të gjitha moshat, që do të nisë  nga ora 09:00. Paradite në Pezë do të ketë shfaqje cirku, lojëra, përralla për fëmijë dhe ekspozitë me fotografi, ndërsa në mbrëmje do të “nxehet situata” me performimin e Olen Cesarit, International Clandestine Orchestra, Mannarino, Peter Pan Quartet dhe DJ Minimim.

“SHPERNDAJE/SHARE - PEZA N*FEST - REBEL 2017

Edhe këtë vit, Peza N*Fest rikthehet si destinacion i promovimit të vlerave e traditave të bukura shqiptare dhe sigurisht, të muzikës së mirë! Aktivitete pë çdo moshë në Parkun e Pezës me Olen Cesari, International Clandestine Orchestra, Mannarino, PeterPan Quartet dhe DJ Minimim. #ShifnaNPeze. Ju presim më 16 shtator 2017, argëtim dhe muzikë pa fund”, shkruan kryebashkiaku Veliaj./Tiranapost.al

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10155730861406926/