Qyteti

Rikthehet “Kafe me gjyshin”, për pensionistët kafeja do të kushtojë 20 lekë

Rikthehet “Kafe me gjyshin”, për pensionistët kafeja do

100 lokale në Tiranë i janë bashkuar nismës së Bashksië së Tiranës për “Kafe me gjyshin”, që do të thotë se ata do të paguajnë vetëm 20 lekë për kafe në këto lokale.

Bashkia e Tiranës ka rikthyer një nga nismat më interesante që është zbatuar ndonjëherë në kryeqytet, atë të kafes me gjyshërit dhe gjyshet pensionistë, të cilët në disa lokale mund ta pijnë kafen me 20 lekë.

“Jam shumë entuziast që po e filloj mëngjesin me Selimin dhe kolegët e tjerë, për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës. Është një nismë e cila në fakt është filluar Edi Rama kur ka qenë kryetar bashkie, por u la në harresë 4 vjet. Sot e rikthejmë prapë dhe nisma quhet: “Kafe me gjyshin”, ose me gjyshen, dhe është një rrjet kafenesh në të gjithë Tiranën që nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit, të cilat do ta shërbejnë kafen me 20 lekë, për të ndihmuar të gjithë ata që janë pensionistë”, tha Veliaj.

Nga kjo nismë, do të përfitojnë të gjithë pensionistët.

veliaj gjysherit

Teksa pinte kafen e mëngjesit me disa të moshuar, Kryebashkiaku Veliaj theksoi se, ashtu si në vitin e parë vëmendja kryesore iu kushtua më të vegjëlve të qytetit, këtë vit fokusi do të jenë më të moshuarit./ Copyright Tiranapost.al