• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sociale Të gjitha

    Rikthehet gjeli i egër në Parkun Kombëtar të Tomorrit


    Gjeli i egër është një specie e kërcënuar nga zhdukja që jeton pak në numër në pyjet e dendura halore në Europë nga vendet Skandinave në atë të Mesdheut. Gjeli i egër i përket familjes fazane (Phasianidae).

    Mashkulli është rreth 90 cm i gjatë me peshë 3,5-5 kg ndërsa femra është më e vogël, rreth 60 cm e gjatë me një peshë 2,5-3,5 kg. Puplat e trupit të mashkullit janë të errëta dhe të shndritshme, ndërsa ato të femrave janë ngjyrë gështenjë. Në Shqipëri, ky zog i rrallë rritet në zonat malore veriore dhe qendrore, në veçanti në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”.

    Falë projektit LASPEH, i cili ka për qëllim përcaktimin e një strategjie të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe peizazhore të zonës së Adriatikut të ulët (veçanërisht në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi), do të zbatohen veprime konkrete për të përmirësuar nivelin e mbrojtjes së gjelit të egër dhe habitatit të tij.

    Për shembull, pyllëzimi i territoreve shqiptare përfshin: Malin e Tomorrit, Dardhë dhe Kapinov (“shtëpia” natyrore e gjelit të egër).

    Në fakt, në këtë fushë, numri i këtyre shpendëve ka rënë masivisht gjatë 20 viteve të fundit dhe vetëm pas një moratoriumi gjuetie, prania e kësaj specie rifilloi rritjen. Në veçanti, në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit” u identifikua një popullsi e gjelit të egër e përshtatshme për riprodhim. Gjatë monitorimit territorial, është dëgjuar kënga e tyre, por nuk janë fotografuar ende. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690