Aktualitet

Rikthehet fruthi, dy foshnje mes të prekurve në Korçë

Rikthehet fruthi, dy foshnje mes të prekurve në Korçë

Në qytetin e Korçës janë shfaqur raste të reja të të prekurve nga fruthi. Mësohet se janë rreth 11 persona të prekur nga fruthi dhe mes tyre janë dy foshnje që janë dërguar në spitalin e Tiranës. Në vetëm dy ditët e fundit janë prekur 5 persona të grupmoshave të ndryshme, mes tyre edhe ata të lindur në vitet '89-'90.

Të prekurit janë izoluar në repartin infektiv dhe të gjithë janë nga qyteti i Korçës. E ndërkohë që mësohet se Shëndeti Publik ka vaksinuar personat që kanë pasur kontakte me të prekurit./ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/vaksina-kunder-fruthit-dhe-autizmi-obsh-si-nje-studim-pabazuar-u-perhap-frikshem-ne-bote-dhe-coi-ne-situate-alarmante/