Art & Kulturë Te gjitha TIP top

Rikthehet Artur Gorishti. Kësaj here mbrapa kamerave


Sot, në ditën e tretë të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar për të rinj dhe fëmijë, Giffoni Shqipëria, nxënësit, në rolin e jurisë, patën mundësi që për herë të parë në 12 vite festival të shohin, diskutojnë dhe gjykojnë filma shqiptarë. Ishin dy në konkurrim. I pari, me titillin “Frymëmarrje” risolli në vëmendje Artur Gorishti kësaj here si regjisor. Edhe pse i përkasin brezit të ri, nxënësit e njihnin shumë mirë aktorin, regjisorin dhe piktorin Artur Gorishti.

Filmi i tij “Frymëmarrje” është historia e një djali të vogël 10-vjeçar, i biri i një peshkatari. Djali, brenda një nate kupton vlerën e vërtetë të jetës, vështirësitë e saj dhe se sa e rëndësishme është liria e njeriut, duke e paralelizuar atë me jetën e një peshku në doreën e tij. Të jetuarit me peshkimin do ta vendosë djalin përballë faktit se një frymëmarrje dhe jeta e qenieve të gjalla ka po aq vlera sa dhe vetë jeta e tij.


Pasi ndoqën me vëmendje filmin, nxënësit diskutuan për filmin dhe i drejtuan regjisorit Artur Gorishti pyetje të mprehta e të mençura.

 


Filmi i dytë “113”, me regji të Xhoslin Ramës, ështe një komedi, që flet për një vajzë të shëndetshme, e cila bie viktimë e informacioneve të pafundme të rrejteve sociale e televizioneve, duke kundërshtuar njëra-tjetren. Gjatë përpjekjeve për të gjetur vetveten, humbet identitetin.
Edhe pse komedi, nje temë e mprehtë dhe aspak e panjohur për nxënësit që e ndoqën dhe e diskutuan gjatë në fund të tij.

Ndërkohë , një film tjetër me titullin “Ana” dhe me regji të regjia Ajola Dajës, u bë sërish objet diskutimesh aktive dhe energjike mes nxënësve dhe vetë regjisores për subjektin e filmit. Ana është një mësuese, që ka krijuar lidhje me një nga nxënësit e saj ndërkohë që bashkëjeton me partnerin e saj. Dy meshkuj të ndryshëm në karaktere dhe stile jetese, autorja i vë përballë Anës, për ta kushtëzuar drejt nevojës për të zgjedhur njërën nga të dyja lidhjet e saj. kë do zgjedhë në fund? djalin që bashkëjeton. Ky film u ndoq nga juria e nxënësve të shkollave të mesme dhe ndezi debate të forta mes tyre.

 


Nesër është edhe dita e fundit e Festivalit, kur nxënësit do të shpallin edhe çmimet për filmat që ndoqën gjatë këtyre ditëve.