Showbiz

Rihanna nderohet si “Humanitarja e Vitit” nga Universiteti i Harvardit

Rihanna nderohet si “Humanitarja e Vitit” nga Universiteti i

Përveç zërit të mahnitshëm dhe të pasmeve të njohura në të gjithë botën, Riri është edhe një person shumë human dhe Universiteti i Harvardit i ka dnënë gjithë mirënjohjen që meriton.

Këtë të martë artistes nga Barbados do t’i jepet çmimi prestigjoz “Peter J.Gomes Humanitarian Award” në nderim të punës së saj si udhëheqëse e dalluar në sherbimin publik.

Më parë çmime të tilla i janë akorduar Malala Yousafzai dhe Arthur Ashe—kështu që Riri është në shoqëri të mirë dhe nuk mund të kishte vlerësim më të madh për të.

Rihanna ka ndërtuar një qendër për onkologjinë dhe mjeksinë bërthamore në ndihmë të diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit të gjirit në spitalin “Queen Elizabeth”, Brigetown, Barbados.

Në vitin 2012 ajo themeloi një program jofitimprurës bursash “Clara Lionel Foundation Global Scholarship Program” (emri i gjyshërve të saj) për nxënësit e Karaibeve që ndjekin kolegjin në SHBA dhe mbështet Partneritetin Global për Edukim dhe Projekt Qytetar i cili u siguron arsimim fëmijëve nga 60 vende në zhvillim, duke iu dhënë prioritet vajzave dhe nxënësve të privuar nga arsimimi.

Çmimi do të prezantohet më 28 shkurt në teatrin Sanders në Kampusin e Harvardit.

Urime RiRi!