“Nuk më intereson për Salvini-n, politikanët në vend që t’i ndihmojnë këta njerëz i kërcënojë dhe kjo duhet të marrë fund, nëse i japim fund ne. Interesi im i vetëm është t’i ndihmojmë këta njerëz. Mjaft më”.
Aktori Richard Gere u shpreh kështu për gazetarët në Lampedusa, gjatë qëndrimit në një kamp të emigrantëve, ndërsa u shpreh se nuk është italian dhe as nuk dëshiron të flasë për politikën italiane.
I menjëherëshëm ishte dhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini: “Richard Gere nuk beson në miratimin e Dekretit të Sigurisë Bis: me siguri është i prekur nga zgjedhjet në favor të Forcave të Rendit dhe kundër kontrabandistëve dhe kriminelëve. Italia i pret me vite me radhë. Nga ana tjetër, ndërsa milioneri bujar njofton shqetësimin e tij për fatin e emigrantëve të Open Arms, ne e falënderojmë: mund t’i marrë në Hollyëood me avionin e tij privat, të gjithë ata persona dhe t’i mbajë në vilat e tij. Faleminderit Richard!”./ Burimi Huffington Post/ Tiranapost.al
