SPORT

Ribery gjen skuadër për dy sezonet e ardhshme

Ribery gjen skuadër për dy sezonet e ardhshme

Do të jetë Fiorentina destinacioni i radhës  për Franck Ribery.

Skuadra e Seria A mësohet se ka arritur akordin me anësorin francez, i cili në fund të qershorit i dha fund aventurës 12 vjeçare te Bayern Munich. Ish-sulmuesi i bavarezëve mësohet se ka arritur akordin me "La Viola" për 2 sezonet e ardhshme.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Ribery do të përfitojë një pagë prej 4 milionë euro, si dhe gjysëm milioni shpërblime në dy sezonet në Firencë. Ai pritet t'i nënshtrohet këtë të mërkurë vizitave rutinë miqësore, ku më pas do të dal përpara tifozëve të skuadrës së re.

Ribery, i cili festoi ditëlindjen e tij të 36-të këtë prill ka luajtur për skuadra si Boulogne, Ales, Brest, Metz, Galatasaray dhe Marseille përpara se të firmoste dhe të fitonte gjithçka me Bayern. Me kombëtaren e "gjelave", Ribery është aktivizuar në 81 takime duke shënuar edhe 16 herë./XH.K