• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Riatdhesohen 36 shqiptarë që kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë: Zero shanse për të fituar statusin


    36 shqiptarë, të cilët kërkuan azil në Francë dhe në Belgjikë janë rikthyer në Shqipëri. Policia bën me dije se ata kanë thyer rregullat e lëvizjes shengen. Operacioni u zhvillua dje, organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e Policisë Kufitare shqiptare.

    Duke marrë parasysh raste të tjera të riatdhesimit të shqiptarëve, ministria e  Brendshme iu bën apel qytetarëve shqiptarë që  të mos synojnë azilin në vendet e Europës pasi mundësia për ta fituar është zero. Kjo pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

    Më poshtë keni njoftimin e plotë: 

    Rinas – Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. Riatdhesohen  36 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë.

    Operacioni i radhës u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i  organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare.  Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 36 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit, nga këta: 31 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

    Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme. Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar  kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka shtuar patrullat  në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero./ Tiranapost.al.

    Rinas – Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SchengenRiatdhesohen 36 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë.Operacioni i radhës u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptareGjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 36 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit, nga këta: 31 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka shtuar patrullat në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

    Publiée par Policia e Shtetit sur Dimanche 3 novembre 2019

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post