Aktualitet

Rezultatet deri tani/ Si u thyen bastionet në zgjedhjet e Kosovës. Gjilani historikisht i LDK-së voton Albin Kurtin

Rezultatet deri tani/ Si u thyen bastionet në zgjedhjet e Kosovës.

Zgjedhjet e të dielës në Kosovë na trguan për një rrotacion të madh politik, partitë që historikisht kanë qenë në pushtet, në këto votime kalojnë në opozitë, ndonëse duhet të presim për koalicionet e mundshme të Vetëvendosjes së Albin Kurtit i cili fitoi më shumë vota.

Këto zgjedhje thyen edhe bastionet e partive. Mediat e Kosovës tregojnë për përmbysje të rezultateve, kryesisht në Gjilan, Ferizaj, Kaçanik. Vushtri dhe në Mitrovicë. Ndërsa rezultate të përafërta mes partive u përmbyllën në Podujeve, Gjakovë, Viti dhe Fushë Kosovë.

Në komunat që dikur ishin vatra të votive për partitë PDK, AAK, dhe LDK në këto zgjedhje janë në favor të Vetëvendosjes, edhe pse LDK e Vjosa Osmanit renditet e dyta, dhe më të flitet që Albin Kurti të bëjë koalicion të cilës i ka shtrirë dorën.

Ngritjen më të madhe Vetëvendosja e bëri pikërisht në Gjilan, me mbi 18 mijë vota, një qytet kur historikisht ka qenë burim votash për LDK-në. Ndryshime në favorin e Albin Kurtit pati dhe në Gjakovë, Ferizaj, Podujeve, Kamenicë, Viti, Fushë-Kosovë etj. Nga ana tjetër PDK-ja fitoi Drenicën dhe Mitrovicën, me diferencë të vogël votash me vetëvendosjen, por nga ‘duart’ i iku Kaçaniku, që e prej vitesh njihej si bastion i PDK.

Analistët e Kosovës thonë se këto përmbysje rezultatesh erdhën si pasojë e dëshirës së madhë të qytetarëve të Kosovës për ndryshim.

-Lidhur me procesin e numërimit të votive, rezultatet e fundit janë këto:

Numëruar: 98,47% të votave.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë  200.953 vota ose 25,51%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota ose 24,82%

Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402 ose 21.25%.

AAK-PSD ka marrë 90.839 vota ose 11,53%.

Koalicioni Nisma-AKR-PD me 38.639 vota ose 4.90%. Referuar burimeve nga Ekspres, Klan Kosova, Indeks Online/ Tiranapost.al. E.B