Art dhe Kulturë

“Rewind” rikthehet sërish!

“Rewind” rikthehet sërish!

Pedagogia dhe koreografja e Universitetit të Arteve dr.Riselda Sejdija së fundmi ka nisur përgatitjet  për ta shfaqur sërish veprën e saj artistike në Teatrin,”A.Z.Çajupi” në Korçë, me datë 21 Tetor ora 19:00. Kjo është vepra e parë artistike që Riselda gërsheton aktrimin me kërcimin.

Pikërisht libri i saj me poema “Shpirti Kalendar i Mullirit”, botim i vitit 2015 , është libreti i veprës që koreografja do të vë sërish në skenë në qytetin e Korçës.

Rewind”, është baleti me një akt i cili është konceptuar dhe ideuar të kërcehet 60 minuta në teknikat Jazz dance. Ky balet përtej emërimit të veçantë dhe tepër të rafinuar që përmban ,do të përmbush përmasat e tij artistike edhe nëpërmjet aktrimit. Në çdo balet ka një libret apo një fabul brenda strukturës për ta bërë botën e kërcimit më kuptimplotë, por jo gjithmonë është e domosdoshme një histori ku fillon dhe mbaron.

Rewind” prandaj vjen me “Rewind” sepse ky balet do të rikthej gjurmët artistike , do të rikthej emocionet e forta nëpërmjet artit koreografik. Ky balet rikthen fletët e shkruara nga përjetime të ndryshme artistike.

Nëpërmjet intepretimit të aktores së njohur Delinda Zhupa ky balet do të gërshetohet edhe me zërat e lartë që kërkojnë shpëtimin e tyre ndaj drejtësisë. Studentët e kursit të dytë (Bachelor) dega koreografisë Kristina Spahi, Klaudjo Begaj, Alvaro Selimaj, Milirjan Horanlliu ,do të jenë ato kërcimtarë të cilët do të zbërthejnë nëpërmjet lëvizjeve të trupit të gjitha interpretimet e poemave nga “Shpirti Kalendar i Mullirit” që do të zotërohen në skenë nga intepretimi i aktores së njohur Dalinda Zhupa. Riselda nuk harron kurrë të jetë mirënjohëse ndaj mbështetësve të saj. Në profilin e saj në Instagram ,ajo falenderon ato që e mbështetën veprën e saj “Rewind” për tu shfaqur sërish…