SPORT

Revolucion tek Reali i Madridit

Revolucion tek Reali i Madridit

Revolucion tek Reali i Madridit. Largohet Pepe në fund të sezonit, ndërkohë që James Rodriguez ka refuzuar milionat për Europën dhe majat e futbollit.

Pepe pritet të largohet nga Reali i Madridi në fund të sezonit. Mbrojtësi portugez, Pepe dhe Real Madrid pritet të ndahen në përfundimisht fund të sezonit. Palët nuk kanë arritur akordin për vazhdimin e kontratës, dhe kështu do t’i japin fund lidhjes dhjetë vjeçare.

Ish-lojtari i Portos, i cili ka kontratë me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2017, qysh në janar mund të gjej klubin e ri. Sipas të përditshmes sportive madrilene, “AS”, Pepe do të largohet nga Real Madridi me 30 qershor. Ai pritet të transferohet në Kinë, ku e kërkojnë skuadrat si: Guangzhou Evergrande dhe Shangai. Pepe kërkohet edhe nga gjigantët evropian si: Chelsea, Manchester City dhe Juventus.

14826966059946

Ekipet kineze Hebei China Fortune, Guangzhou Evergrande dhe Shanghai Shenhua prej kohësh janë në luftë për të transferuar James Rodriguez. Pas interesimit, kolumbiani i cili është përfolur për një largim të mundshëm nga "Santiago Bernabeu", por tashmë ai ka ndryshuar mendje duke refuzuar ofertat e majme.

Kujtojmë që skuadra kineze, Hebei China Fortune e cila drejtohet nga Manuel Pellegrini i ka ofruar kolumbianit një pagë prej 30 milion eurosh neto në sezon.

Gjithsesi, kolumbiani ka vendosur që të vendos përpara karrierën se sa paratë nga Kina.