• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Të gjitha

    Revista amerikane ‘Destig 5’ shpall një shqiptare piktoren e vitit. Ja historia e saj frymëzuese


    Revista e njohur amerikane që i dedikohet tërësisht artit ka shpallur një piktore shqiptare si “Top Artist” për këtë vit. Bëhet fjalë për piktoren shqiptare Eva Belishova e cila ka bërë famë dhe është e njohur në Kaliforni. Sipas revistës, Eva Belishova ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe disa nga pikturat e saj janë pjesë e një interviste të gjatë të bërë në Destig 5.

    Por kush është Eva Belishova pë rata që nuk e njohin dhe cila është historia e jetës së saj?

    Kur Eva ishte 10 vjeçe, i arrestuan babanë, i cili në atë kohë ishte një nga mjekët më të mirë në vend. Ajo thotë se kjo gjë e ka bërë të kuptojë më së mirë regjimin e diktaturës si dhe ti bëjë ballë poshtërimeve dhe gënjeshtrave.

    “Kështu që, në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova sesi t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar”, thotë Eva për Destig 5.

    Image may contain: indoor

    Ajo u largua nga Shqipëria në vitet 90 dhe prej 18 vitesh merret me pikturë, kryesisht piktura që lidhen me botën shpirtërore. Siç thotë vetë ajo:Pjesa më e madhe shumështresore e ngjyrave shtrihen në telajo, ku ngadhënjimi i fushave koloristike shkrihet me imazhet krejt të papajtueshme. Jeta ime mbetet një telajo e papërfunduar. Për Evën, arti është firma e vetme autentike e një qenie njerëzore.  Veprat e Evës janë shfaqur në ekspozita dhe në galeri në zona të San Franciskos, Londrës dhe New Yorkut. Revista Destig / Tiranapost.al. E.B

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690