• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Reuters e lidh “kontrollin” e kufijve nga Frontex me hapjen e negociatave për Shqipërinë


    Prestigjiozja “Reuters” i ka kushtuar një shkrim marrjes së kontrollit të kufijve të Shqipërisë nga BE. Frontex, agjencia e kontrollit kufitar e BE, u vendos për herë të parë jashtë një vendi anëtar të unionit, duke u stacionuar në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për të ndihmuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit.

    “Reuters” shkruan se të mbikëqyrur nga një drejtues shqiptarë, oficerët e Frontex janë të autorizuar të veprojnë si oficerë shqiptarë për të parë kalimet e paligjshme, për t’i kontrolluar dhe mbledhur informacion, si dhe për të luftuar trafikun e njerëzve, të drogës dhe vjedhjen e makinave.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se presioni është i lartë dhe kjo rrugë është dinamike, prandaj duhet të jemi të gatshëm në rast se flukset e migracionit të paligjshëm do të shtohen gjatë kësaj vere”, tha për “Reuters” drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.

    “Shqipëria është e gatshme që të lejojë vendet anëtare të BE që të shohin se sa serioze është në luftën kundër krimit, në mënyrë që të rrisë shanset për të nisur bisedimet e pranimit në BE”, thuhet në shkrimin e “Reuters”. /Tiranapost.al/