Aktualitet

Retorikë antishqiptare, VMRO-DPMNE po përgatitet për në opozitë

Retorikë antishqiptare, VMRO-DPMNE po përgatitet për në

Përkrahësit e VMRO-DPMNE sulmuan mbrëmë me fjalë fyese shqiptarët. Drejtues të partisë së Nikolla Gruevskit kanë vjellë vrer për shqiptarët në mitingun para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

"Me retorikën antishqiptare gjatë gjithë kampanjës zgjedhore, por edhe mbrëmë gjatë protestave para KSHZ-së , VMRO-DPMNE po i revolton edhe më shumë shqiptarët dhe partitë shqiptare që mos të bëjnë koalicion me partinë në fjalë", shkruan REL.

Me këtë retorikë të ashpër antishqiptare nga funksionarët e VMRO-DPMNE-së, po mbyllet dera për një koalicion të mundshëm me BDI-në por edhe me partitë tjera shqiptare. Kështu vlerësojnë analistët politik lidhur me këtë retorikë të vazhdueshme që po e përdorin funksionarët e VMRO-DPMNE-së.

Retorika me të cilat shqiptarët janë fajtorë, deri më tani ishte profitabile për VMRO-DPMNE-në, por jo edhe tani, vlerëson analisti politik Alajdin Demiri. Ai thotë se Gruevski është bërë ekspert për shkatërrimin e partive politike shqiptare.

“Këtë rradhë falë atij u shkatërrua BDI. Unë mendoj se retorika e tillë do jetë joprofitabile sepse shumë lehtë mundet që BDI të mos koalicionojë me VMRO-DPMNE, sepse BDI e ka të qartë se nëse koalicionojnë me ato, ajo do të ishte varrim i partisë”, deklaron Demiri. Ai më tej thekson se VMRO-DPMNE shumë vështirë do ta ketë të gjejë partner koalicioni te shqiptarët.

Nga ana tjetër profesori universitar, Temellko Ristevski ka deklaruar se me protestat e djeshme të VMRO-DPMNE-së para KSHZ-së ku dëgjoheshte brohoritje nacionaliste kundër shqiptarëve , dëshmoi edhe njëher se këta nuk janë për një bashkëpunim konstruktiv me partinë fituese te shqiparët BDI.

Ai thotë se protesta e mbrëshme para KSHZ-së ku funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit të tyre morën pjesë, është një hap jo mirë i menduar dhe do tju sjellë shumë dëm.

“Nëse nuk i mundësohet Komisionit Shtëtror Zgjedhor të vendosë në bazë të vendimit të lirë, nëse dyshohet se ato për shkak të presionit të tillë nuk kanë vendosur në përputhje me këtë parim, ajo mund të jetë themelore për anulimin e vendimeve nga ana e Gjykatës Administrative. Funksionarët e VMRO-së kanë bërë gabim fatal që kanë protestuar para KSHZ-së”, ka deklaruar profesori Ristevski.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim për REL kanë deklaruar se ende nuk kanë menduar lidhur me atë se me cilën parti do koalicionojn. Por më parë do ti shohin rezultatet finale të zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe pastaj do të vendosin. Në pyetjen se si e sheh BDI retorikën antishqiptare të VMRO-DPMNE-së, nga kjo parti nuk kanë komentuar lidhur me çështjen në fjalë.