Aktualitet

Republika e Re me Fatmir Mediun?

Mediu dha dorëheqjen menjëherë pas shpërthimit ndërsa prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të tij. Në përfundim të hetimeve ajo çoi në verën e vitit 2009, dosjen në Gjykatë për nisjen e procesit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por në atë kohë Mediu u rizgjodh deputet duke rifituar imunitetin e për pasojë Gjykata e Lartë e pezulloi procesin.

“Republika e Re ka nisur që prej 18 shkurtit”. Kjo deklaratë e kreut të PD-së, Luzlim Basha përsëritet shpesh nga e ashtuquajtura “çadra e lirisë”.

Këtë të shtunë Basha ka përshëndetur kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili sipas tij ka kërkuar mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Sot në këtë tendë jemi përsëri me aleatët tanë. Partia demokratike anëtare e formacionit më të madh të qendrës së djathtë evropiane, Partisë Popullore Europiane që ka grupin më të madh parlamentar në PE. Aleat i çmuar i demokratëve Partia Republikane, kryetarin e së cilës zotin Mediun gjej rastin ta përshëndes , ta falënderoj për punën e jashtëzakonshme në këto ditë. Ai është deprimuar është detyruar të lëviz nga Breukseli në Uashingron për të marrë mbështetjen e aleatëve tanë për kauzën tonë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë thënë se ish ministri i Mbrojtjes ishte ndër përgjegjësit kryesor të shpërthimit në mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën afër 300 të tjerë.

Mediu dha dorëheqjen menjëherë pas shpërthimit ndërsa prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të tij. Në përfundim të hetimeve ajo çoi në verën e vitit 2009, dosjen në Gjykatë për nisjen e procesit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por në atë kohë Mediu u rizgjodh deputet duke rifituar imunitetin e për pasojë Gjykata e Lartë e pezulloi procesin. Prokuroria nuk i bëri parlamentit një kërkesë të dytë.

Në ditën e 22-të të protestës së opozitës, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani. Ai e quan kërcënim deklaratën e kreut të qeverisë për të integruar Shqipërinë “sa nuk është vonë”.

Dje në një tur që na e shet si vizitë shtetërore, Ed mashtruesi na paska thënë integrim para se të jetë vonë. Mos ju duket gjë si kërcënim? Kë kërcënon ky, Gjermaninë, Europën? Më integroni para se të jetë vonë? A i ke bërë detyrat e shtëpisë o Ed Mashtruesi? A e ke luftuar krimin? Jo. E ke marrë dhe e ke ulur në Parlament. Nëse të bëhet vonë për Shqipërinë, dhe integrimin jep dorëheqjen para se të jetë vonë. Largohu dhe hapi rrugë qeverisë teknike si garancia e vetme që kjo lëvizje popullore do të pranojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha.

Pas 18 shkurtit tha Basha shqiptarët e kanë mposhtur frikën, dhe i vetmi që ka frikë është Edi Rama.

Drejtësi e vëretë do të thotë gjyqtarë e prokurorë në shërbim të ligjit dhe jo pushtetarëve të korruptuar të lidhur me krimin. Shteti ligjor do të thotë garanci të hekurta për çdo qytetar të republikës së re kur të gjithë trajtohen të barabartë para ligjit. Këto tre janë shtyllat, themelet e Shqipërisë Evropiane”, tha më tej kreu i PD-së.