Rajoni Aktualitet Te gjitha

Republika e Maqedonisë së Veriut merr 81 vota pro në parlament


Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar me 81 vota pro katër amendamentet kushtetuese që i hapin rrugën ndryshimit të emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së Prespës.

Pas këtij votimi të sotëm, marrëveshja e Prespës do t’i kalojë për ratifikim Parlamentit grek dhe mbyllen në këtë mënyrë një ndër mosmarrëveshjet më të gjata mes dy vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë./Tiranapost.al