Aktualitet Te gjitha

RENEA po kërkonte dy vrasës nëpër shtëpitë e Divjakës, qytetari iu del me armë në dritare


(Foto ilustruese)

Mëngjesin e sotëm në Divjakë ka ndodhur një përplasje me armë mes forcave të RENEA-s dhe një banori.

Sipas forcave të RENE-s, rreth orës 05:30 ka ushtruar disa kontrolle banesash, ndër to, edhe në banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh. Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë gjahu në dorë.

“Policia ka qëlluar në ajër, duke i bërë thirrje përsëri shtetasit H.L. për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta, shtetasi H.L. është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat”, lexohet në komunikatën e policisë./ Copyright Tiranapost.al