• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Rëndohet situata për Harvey Weinstein. Një nga gratë që e akuzon për përdhunim publikon videon kompromentuese


    Video po bën xhiron e rrjetit dhe tani po që Harvey do ta ketë punën pisk. Melissa Thompson, një nga zonjat që e akuzon për përdhunim, ka publikuar një video të takimit të tyre të parë. Që në fillim ajo i zgjat dorën, kurse aktori i afrohet dhe e përqafon duke i përshpëritur se i pëlqen kjo gjë. Më pas gjatë bisedën e pyet nëse mund të flirtojë me të dhe në fund lënë takim në një hotel. Aty ku Melissa pretendon se është përdhunuar nga ai.

    Ndërkohë që avokatët e çështjet kanë dalë në një deklaratë ku theksojnë se gjithçka që mund të ketë ndodhur mes tyre ka qenë me pëlqim të dyanshëm e se flirti në këtë video është gjithashtu i dyanshëm.

    Po nëse vërtetohet që ka ndodhur një përdhunim, pavarësisht nëse flirti ishte apo jo i dyashëm, Weistein rrezikon 25 vjet burg. Pa i shtuar gjithë akuzat e tjera që po hetohen për të.

    *Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.