Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Renato Mekollin e kapin tek dera e lokalit disa fëmijë që qajnë, por jo se ishin të mërzitur me të


Renato Mekolli e lë kuzhinën e restorantit të tij veç kur ka regjistim në Top Channel për Hell’s Kitchen. Në të kundërt, është çdo ditë aty ku e gjetën sot paradite një grup fëmijësh, që kishin ardhur për ta takuar. Dhe mos u çuditni por vajzat ishin aq të emocionuara sa qanin, njëlloj siç bëjnë kur takojnë këngëtarët që adhurojnë. Renato, i thirrur nga kamerieri, doli për t’i takuar fansat e tij të vegjël e madje u dha edhe një lajm të mirë. Së shpejti do botojë një libër me receta për fëmijë që të marrin me vete në shkollë ushqime të shëndetshme.

Fëmijët, ca të turpshëm e ca të përlotur, ca duke qeshur e ca duke bërë gallatë me qimet e pjatave të Renatos që u bënë legjendë, bënë një foto me të dhe u larguan të kënaqur. Po aq të kënaqur sa Renato, që nuk është fare ai inatçori që del çdo javë në flakët e kuzhinës së ferrit. Fëmijët e kanë kuptuar më mirë se të rriturit fuqinë e ekranit.