SPORT

Rekord i veçantë për Izkon ndaj Atl.Madrid

Njeriu i ndeshjes ndaj Atletiko Madrid ishte Kristiano Ronaldo me 3 golat e shënuar, por mesfushori i cili po kalon një formë të shkëlqyer, Izko, në ndeshjen ndaj rivalëve të qytetit vendosi një rekord të veçantë.

Fantazisti i Real Madrid çdo top që kishte më këmbë e pasoi saktësisht ku nga 42 prekje të topit, të 42 topat e shërbyer prej tij ishin pasime të sakta, duke vendosur një rekord mjaft të veçantë në gjysëmfinalen e Champions League.