• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Rekomandimi nuk shtyhet, Shqipëria mëson përgjigjen për negociatat të mërkurën


    Edhe opse ka patur zëra se Paketa e Zgjerimit 2019, ose më saktë rekomandimi i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit perëndimor, ku përfshihen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, do të shtyhej, nuk do të ndodhë kështu. Propozimi do të bëhet publik më 29 maj, sipas kabinetit të Komisionerit Johannes Hahn qe e kane konfirmuar lajmin per EWB.

    E mërkura mund të bëhet një kamerdare shprese për Shqipërinë, dhe sidomos qeverinë Rama e cila kohët e fundit është vënë nën presion të vazhdueshëm nga vendet e BE, sidomos Gjermania, Holanda dhe Franca.

    Nëse propozimi i Komisionit është pozitiv, pra rekomandohet hpaja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, hapi tjetër, vendimtari, do të jetë 18 qershori kur do të mblidhet ministeriali i Këshillit të Europës, dhe ku rekomandimi i Komisonit do të hidhet poshtë ose do të miratohet.

    Shtypi rajonal dhe ai europian kanë shkruar për mundësinë që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat në qershor, ndërsa ‘fati i Shqipërisë’ të shtyhet për në vjeshtë. /Tiranapost.al/