• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Reklama me pecetat e ciklit shkakton debat të madh në Australi, por në fund fare nuk u hoq


    Në ekranet e televizioneve australiane u shfaq një reklamë me nje pecetë cikli dhe këmbët e një gruaje me gjak në periudhën e ciklit, duke reklamuar markën e pecetave. Por kjo shkaktoi reagime të shumta në publik, por dhe ankesa përmes shkresave dërguar entit rregullator audioviziv, me më shumë se 600 të tilla. Por pas rishikimit, enti rregullator ktheu përgjigjen për të gjithë ata që u ankuan: Nuk është shkelur asnjë standard!

    A sanitary pad with a streak of blood-like red liquid on it

    Reklama i përkiste markës së pecetave Libra, që ndryshe nga herë të tjera kishte vendosur të tregonte pak më shumë sesa reklamat e zakonshme, sigurisht me një mesazh brenda. Autoritetet e medias ne Australi e vlerësuan mesazhin, duke hedhur poshtë edhe ankesat e qytetarëve. Sipas autoriteteve, reklama shërben edhe si fushatë për të promovuar barazinë gjinore dhe de-mistifikimin për menstruacionet.

    Woman in the shower with blood on her thighs

    Në një deklaratë doli edhe kompania mëmë e markës Libra, duke thënë se reklama trajton tabunë dhe ndjenjat e turpit që përjetojnë shumë gra dhe vajza në periudhën e menstruacioneve.

    “Menstruacionet janë një gjë normale, shfaqja e tyre në reklama duhet të jetë gjithashtu gjë normale”.  Ata që u ankuan thanë se reklama ishte e papërshtatshme, fyese dhe e neveritshme.

    Image result for Menstrual blood ad complaints dismissed in Australia

    “Do preferonim të mos shihnim nga televizori se çfarë del nga trupi “, shkruan dikush në mediat sociale, ndonëse autoritetet thonë se nuk është shkelur aspak kodi etik. / Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]