• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Lifestyle Të gjitha

    Miku i tij regjisor rrëfen bisedën e fundit me Gjergj Xhuvanin


    Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit trishtoi jo vetëm familjarët dhe të afërmit e tij, por kolegët, ata që patën fatin të punonin me të dhe ata që adhuronin punën e tij.

    Një ditë pas lajmit të trishtë regjisori Besnik Bisha tregoi momentet e kontaktit të fundit me kineastin e mirënjohur shqiptar. Bisedën e fundit dy miqtë e patën muajin e kaluar, në të cilën Gjergj Xhuvani i kishte shprehur edhe shqetësimin për projektin e tij.

    “Kemi xhiruar filma ku kinemaja mendohej se duhej mbyllur, ne me disa miq, protestuam. Arriti që disa filma ai t’i xhironte. Arriti të shpëtonte kinemanë. Iku duke na lënë një trishtim të madh, e donte shumë punën e tij. Po të mos e donte nuk do ta vazhdonte këtë profesion  si shumë të tjerë duke marrë parasysh ekonominë. Është një nga krijuesit e shkollës se artit. Kemi patur bashkëjetesë akademike…hap pas hapi, miq shumë dhe konkurrentë… Kontakti i fundit me të ishte një muaj më para ku ne po fillonim pushimet. Ai tha se duhej të ikte nga postproduksioni, muzika i kishte mbetur i pakënaqur,,, dhe kështu. Nuk kam patur informacione të tjera të reja. Kishte mbaruar filmin, montazhin. Versioni që di unë është një atak kardiak. Ka qenë baba, bashkëshort, vëlla, mik të gjitha këto e bënin një artist që ka dhënë gjurmën e vet”, tha Bisha në një bisedë telefonike për “Report TV”.

    Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare një ditë më parë në Romë, ku veç përfundimit të xhirimeve të një filmi, ndodhej i shtruar në spital për t’u kuruar nga një sëmundje e rëndë./ Tiranapost.al

    Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani, ndodhej në Romë për xhirimin e një filmi

    Gjergj Xhuvani, ikja e një klasiku të ri

    Trishtim për Gjergj Xhuvanin! Kolegë dhe politikanë fjalë zemre për regjisorin

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690