Aktualitet

Refuzoi të takonte Saimir Tahirin, Llalla mbledh prokurorët e çështjes Habilaj

Sot në mesditë kryeprokurori Adriatik Llalla refuzoi të takonte ish ministrin Saimir Tahiri, por në mbrëmje ka zhvilluar një mbledhje me prokurorët për çështjen Habilaj.

Pjesë e takimit mes Llallës dhe prokurorëve ishin edhe drejtues të sektorit të marrëdhënieve me jashtë në prokurori. Dosja prej më shumë se 400 faqe e hartuar nga prokuroria e Katanias në Itali është marrë tashmë në shqyrtim nga autoritetet shqiptare.

Nuk janë dhënë detaje nga ky takim, por mendohet se në ditët në vazhdim do të ketë zhvillime për vetë rëndësinë që paraqet ky rast. Trafiku i drogës i organizuar nga Habilajt kap shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa përfshirja e Saimir Tahirit në të ka ndezur një debat të ashpër politik./Tiranapost.al