Aktualitet

Reformë në mënyrën e të bërit biznes

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka apur një tender për një kontratë konsulence për hartimin dhe zbatimin e reformave të të bërit biznes.

Ofertat do të pranohen deri më 5 prill. Ky projekt ka si objekt përmirësimin e vlerësimit të indikatorëve për reformat e ndërmarra nga Shqipëria për krijimin e një mjedisi të favorshëm për të bërit biznes në vend, duke rritur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve dhe përmirësuar në tërësi situatën socio-ekonomike.

Ndërkohë që, qëllimi i ekspertizës do të fokusohet në ofrimin e konsulencës për hartimin dhe zbatimin e reformave të të bërit biznes, si dhe për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve administrative, përgjegjëse për hartimin dhe monitorimin e politikave, në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit.

Kjo kontratë konsulence do të kushtojë 500 mijë dollarë. Pra që do të thotë se, shërbimet e konsulencës do të shkojnë në hartimin e një analize të thelluar të kuadrit aktual politik dhe ligjor, si dhe propozimi i nismave, reformave dhe instrumenteve ligjor apo rregullative, që do të lehtësojnë procedurat e të bërit biznes./ Copyright Tiranapost.al