Aktualitet

Reforma Zgjedhore: KQZ të shkrihet me tre autoritete, votim edhe emigrantëve

Reforma Zgjedhore: KQZ të shkrihet me tre autoritete, votim edhe

Ekspertët e Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore kanë bërë propozimet e tyre, që KQZ aktuale të shkrihet dhe të riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara dhe të përbërë nga tre autoritete.

Por një pikë me rëndësi është futja e sistemit teknologjik në zgjedhje dhe administrimi i votës së emigrantëve.

Sipas ekspertëve të reformës; Administrata Zgjedhore është e detyruar që teknologjinë ta zbatojë përmes projekteve pilot, në jo më pak se 20 % të numrit të zgjedhësve për çdo fazë implementimi. Kurse emigrantëve duhet tu garantohet i njëjti sistem dhe siguria e votimit si zgjedhjëve brenda vendit.

Lidhur me shkrirjen e KQZ, riformatimin dhe ndarjen në tre autoritete:

Si organ parësor propozohet të jetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

- ushtron kompetencat ekzekutive dhe përfaqëson KQZ në marrëdhëniet me të tretët.

Autoriteti i dytë i përbërë nga 5 anëtar është Komisioni Rregullator

-merr kompetencë për miratimin e akteve me karakter normativ dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.

Ndërsa, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në përbërje të së cilit parashikohen 3 anëtarë

-do shqyrtojë ankimimet që do vijnë nga partite

Institucionet e reja te administrimit zgjedhor kanë mandat të ndryshëm 7, 5 dhe 9 vjeçar ndërsa mënyra e përzgjedhjes në Parlament është e njëjtë, me shumica prej 84 votash ndërsa në rast dështimi Kuvendi përdor shortin për kandidatët e propozuar.

Kujtojmë se kjo reformë pritet të miratohet brenda dhjetorit./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/kqz-te-riformatohet-propozimi-i-eksperteve-per-paanshmeri-politike/

.