• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Reflektim deri në samitin e Zagrebit për negociatat, Balla apel opozitës: Përtej interesave politike, hajdeni ndryshojmë Kodin Zgjedhor


    “Të dy vendet e meritonin plotësisht çeljen e negociatave, duhet të mos humbin aspak kohë por të vazhdojmë me reformat e nisura. Kam besimin se deri në samitin e Zagrebit, do të ketë reflektim dhe të dy vendet do të nisin procesin e bisedimeve për anëtarësim”.

    Kështu u shpreh sot kreu i grupit të PS-së Taulant Balla në seminarin në Pogradec, të organizuar nga OSBE/ODIHR me temë:  “Drejt parlamenteve me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut”, ku ishin të pranishëm mbi 60 deputetët, nga parlamente të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Balla tha se pavarësisht se vendimi nuk mori parasysh progresin me reformat kryesore në dy vendet gjatë viteve të fundit, këto reforma do të vijojnë dhe do të zbatohen. Mori shembullin e Rumanisë kur tha: Unë kam studiuar në Rumani, kur Rumania diskutonte anëtarësimin. Ata kaluan shumë më lehtë përgjatë këtij procesi dhe tani na kërkojnë shumë më shumë.

    Në fund, Balla u bën apel kundërshtarëve politikë: 

    “Apeli im, edhe për grupimet e tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, është që, përtej interesave politike që mund të kemi, adresimi i nevojave të ndryshimit të Kod Zgjedhor të rekomandimeve të ODIHR-it duhet të jetë i menjëhershëm.
    Besoj që Krishtlindjet e 2019 dhe marrja e presidencës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë, do të na gjejnë me ndryshime të miratuara në Parlament.”

    Fjala e plotë e Taulant Ballës: 

    “Kam besimin se deri në samitin e Zagrebit, do të ketë reflektim dhe të dy vendet do të nisin procesin e bisedimeve për anëtarësim. Vendimi i Këshillit Europian, apo mosvendimi për të qënë korrekt, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk mori parasysh aspak progresin me reformat kryesore të bëra nga të dyja vendet gjatë viteve të fundit. Por ne gjithësesi duhet të vazhdojmë reformat e ndërmarra.
    Dua ta nënvizoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i jenë mirënjohës Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, për atë që udhëhoqi në Këshill, sepse Gjermania bashkë me 24 vende të tjera që ishin PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Duke qenë se këtu jemi sëbashku me anëtarë të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, dua t’ju them se të dy vendet tona jo vetem e kemi anetaresimin në BE si aspiratë, por procesi i anetaresimit na ndihmon te permiresohemi si instrument.
    Unë kam studiuar në Rumani, kur Rumania diskutonte anëtarësimin. Ata kaluan shumë më lehtë përgjatë këtij procesi dhe tani na kërkojnë shumë më shumë. Por unë besoj se do të ketë reflektim dhe se deri në Samitin e Zagrebit për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Maj 2020, me siguri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisim bisedimet për anëtarësim. Brenda dhjetorit të këtij viti ne do të kemi miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meqënëse në këtë tryezë ka përfaqësues të shumicës por edhe të opozitës parlamentare, unë dua të shpreh nevojën që Shqipëria, brenda dhjetorit të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
    Këto janë pjesë edhe e detyrave të përcaktuara edhe nga Bundestagu, sepse nuk ka një matricë më të mirë të vlerësimit të progresit të Shqipërisë në rrugën e hapjes së negociatave, se sa vendimi i Bundestagut gjerman.
    Apeli im, edhe për grupimet e tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, është që, përtej interesave politike që mund të kemi, adresimi i nevojave të ndryshimit të Kod Zgjedhor të rekomandimeve të ODIHR-it duhet të jetë i menjëhershëm.
    Besoj që Krishtlindjet e 2019 dhe marrja e presidencës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë, do të na gjejnë me ndryshime të miratuara në Parlament”. / Tiranapost.al. 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post