• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Receta sjelljeje për mamatë, shoqet dhe nuset e djemve, nga Sandra Bullock


    Sandra Bullock e preferuara jonë e komedive u është përgjigjur ca ditë më parë, në instagram, pyetjeve të fansave të saj. Si t`ia dalësh kur ke ftuar të dashurin për darkë, por s`di të gatuash, ç`të veshësh kur takon prindërit e tij për herë të parë e si t`i përgjigjesh shoqes që kërkon të të të japë mend: për të gjitha Sandra ka një përgjigje.

    Ç`bën nëse je kuzhiniere e keqe dhe do të impresionosh dikë?

    Së pari, mos pretend sikur je kuzhiniere e mirë nëse nuk je. Së dyti mund të porositësh ushqim dhe mund të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit pa u bërë gënjeshtare. Kështu bëj unë.

    Cila është mënyra më e mirë për t`i dhënë fund një bisede në një festë?

    Thuaj që ke nevojë të shkosh në dhomën e pushimit dhe mos u kthe më aty.

    Do takoj prindërit e të dashurit për herë të parë dhe dua një ide se ç`mund të vesh

    Së pari vish diçka femërore, të lezetshme. Trego sa e mahnitshme je se ata me siguri e duan  çmendurisht djalin e tyre dhe ji e mirë me mamin e tij që të jesh e mirë edhe për djalin e tyre. Një gjë e tillë do më ndodhë edhe mua një ditë dhe ajo vajzë duhet të jetë e mirë edhe për mua.

    Si t`i tregoj djalit tim që e dua pa e tepruar?

    Jepi shumë dashuri, asnjëherë dashuria nuk është e tepërt. Nëse je duke i blerë vazhdimisht gjëra, ndalo. Dashuria është më e rëndësishme. Ta shikosh në sy e bën të ndihet më shumë special se si një kuti me dhuratë para duarve të tij.

    Kam një shoqe që më kritikon për mënyrën time autoritare të prindërimit. Ç`të bëj me të?

    Së pari, a ka fëmijë kjo shoqe? Nëse jo, le të qëndrojë për një javë në shtëpinë tënde dhe ti shko në një spa, kur të kthehesh shiko nëse mendon po njësoj.

    Si është e premtja mbrëma ideale për ty?

    E premtja ime ideale është të qëndroj në shtëpi shtrirë në krevat, duke parë filma vizatimorë që mezi i kuptoj dhe duke fjetur gjumë.

    Video e Sandra-s

    https://www.instagram.com/tv/Bvq1QaSg3oG/

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.