Showbiz

Receta përfundimtare kundër kollës dhe të ftohtit

Receta përfundimtare kundër kollës dhe të ftohtit

Para se të bombardoheni me ilaçe, provoni këtë bombë vitaminash, që do ta zhdukë menjëherë të ftohurën, kollën dhe gripin. Me origjinë nga Azia, kjo recetë përmban tre përbërës: xhenxhefil, limon dhe mjaltë.

Dy të parët janë plot me vitamina, subsanca tretëse dhe antibakteriale. Mjalti është një zbutës natyral për gojën, përmban substanca antibakteriale, që qetësojnë kollën. Për të larguar ndjesinë e të vjellit që shkakton kolla mund të shtoni edhe glikanxo.

limonipije

Limoni prihet në feta të holla dhe i hiqen farat. Xhenxhefili qërohet dhe pritet hollë. Në një vazo vendosi përbërësit me shtresa. Mjalti ndan shtresat nga njëra-tjetra. Lëre për disa ditë në frigorifer derisa të formohet një lloj  xhelatine. Shkrihet në ujë dhe pihet.