SPORT

Reali ka shprehur interesim për Declan Rice

Reali ka shprehur interesim për Declan Rice

Ish-mbrojtësi i West Ham Unitedit, Scott Minto, thotë se Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e Declan Rice, ndërkohë që futbollisti anglez po tërheq interesimin e klubeve të mëdha.

Mesfushori 20-vjeçar është duke shkëlqyer në Ligën Premier, ku i ka regjistruar 31 paraqitje këtë edicion dhe ka shënuar dy gola.

“Kam dëgjuar se Real Madridi ka trokitur në derë dhe po bisedon me familjen e tij”, ka thënë Minto për Astro SuperSport.

“Nuk po jua them se kush, por është një burim i besueshëm”, ka thënë ai duke iu referuar informacionit që e ka marrë.

Pos klubeve jashtë Anglisë, për Rice kanë shprehur interesim edhe klubet e Ligës Premier, ndër to edhe Manchester Unitedi. /XH.K