• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Real Madrid thyen rekordet e merkatos, e gatshme t’i paguajë Monacos 180 milion euro për Mbappe


    Mediat spanjolle dhe ato britanike shprehen se Real Madridi pritet të thyejë rekordin për shumën më të madhe të transferuar në historinë e futbollit, për të pasur shërbimet e sulmuesit 18-vjeçar francez Kylian Mbappe, që aktualisht luan te Monaco.

    Plot 180 milion euro përflitet se do të jetë shuma që do i transferohet talentit të ri dhe, një shumë marramendëse kjo që tejkalon me pothuajse dyfish rekordin e kaluar që e mbante Tottenham, ekip i cili përfitoi 100 milion euro për shitjen e Gareth Bale, po tek ekipi mbretëror madrilen.

    Gazeta spanjolle “Marca”, raporton se klubi i Monacos ka rënë parimisht dakord me marrëveshjen, ndonëse ende nuk është firmosur transaksioni. Pritet, që Mbappe të firmosë një kontratë 6-vjeçare në Madrid dhe të përfitojë rreth 7 milion euro në sezon.

    Real Madrid ka arkëtuar më shumë se 100 milion euro në këtë merkato me shitjen e Moratës tek Chelsea,të Danilo në ekipin e Manchester City dhe me huazimin e James Rodriguez te Bayern Munich dhe për këtë shkak ndodhet në pozitë komode për të bërë këtë investim marramendës për një lojtar shumë të ri dhe ende të paprovuar në nivelet më të larta të futbollit botëror. K.H/ tiranapost.al

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690