SPORT

Real Madrid shkatërron Atletikon falë Ronaldos

Quhet Kristiano Ronaldo dhe është njeriu që i dha fitoren Realit të Madridit në gjysëmfinalen e Champions League ndaj Atl.Madrid.

Portugezi shkëlqeu në Bernabeu në gjysëmfinalen e parë mes dy skuadrave nga Madridi duke shënuar 3 gola dhe duke i dhënë një dorë të rëndësishme skuadrës së Zidane drejt finales së Champions.

90 minutat e luajtura në Bernabeu ishin të kontrrolluara nga Reali që shfrytëzoi mirë mundësitë që ju dhanë duke shënuar 3 gola ndërsa Atletiko ishte e pafuqishme në sulm duke mos rrezikuar në portën e Realit.

https://youtu.be/IrxjsGcBNPE