• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Të gjitha

    Reagon Vuçiç: Nuk negociojmë për ekstradimin e Ismail Morinës


    “Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës”, ky ishte reagimi i parë i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas shkrimeve të shumta në media.
    Ai thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.

    “Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç, shkruan portali serb Blic.

    Ky është reagimi i parë i vetë Vuçiç për rastin e Morinës. Ende nuk është asgjë e qartë për sa i përket ekstradimit të tij, edhe pse burime për Tiranapost.al thanë më herët se kryeministri Rama po bën gjithçka që kjo të mos ndodhë.

    Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

    blic