• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Reagon gazetari i intervistës me sizmologun grek: Ai e thoshte saktësisht, si mund të shtrembërohet e zeza mbi të bardhë?


    Në Top Channel u shfaq së pari inervista e gazetarit Aleksandar Marku me sizmiologun grek Akis Tselentis, i cili thoshtë se do kishte lëkundje të tjera tërmeti, por që goditja e madhe kishte kaluar, me atë të të shtunës. Por intervista e tij  u shtrembëruar nga disa portale online, mes tyre Shekulli.com dhe Syri.net.

    Gazetari Marku ka reaguar duke thënë se si mund të shtrembërohet diçka që thuhet e lexohet e zeza mbi të bardhë.

    Mësoj se një ‘Website’ në Tiranë ka shkaktuar panik me një publik të tij që shkakton përveç të tjerash neveri, revoltë dhe pikëpyetje të mëdha për rolin e disa të ashtuquajturave media në Shqipëri. Mungesa e seriozitetit, përgjegjësisë dhe detyrës që ka një media për informim të saktë, në këtë rast është jo vetëm e dënueshme moralisht. Sizmologu grek, Akis Tselentis më tha saktësisht dhe kjo dëgjohet edhe në intervistën që publikoi Top Channel, se nuk do të ketë tërmete më të mëdha, ai që ra dje ishte kryesori. Ndërsa tashmë do të ketë lëkundje të lehta.
    Nuk e kuptoj se si mund të shtrembërohet e zeza mbi të bardhe nga disa sharlatanë që duhet të dënohen penalisht me këtë që bënë, pasi luajnë me jetët e njerëzve. Gjithashtu, ju bëj thirrje edhe qytetarëve shqiptarë të informohen vetëm nga mediat që në vite kanë treguar besueshmërinë e tyre dhe përgjegjësinë morale të lajmit që transmetojnë.

    Pjesa e intervistës publikuar nga Top Channel dje: 

    TCH -Ju si e vlerësoni situatën ,do të ketë edhe tërmete të tjera?

    Akis Tselentis -Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor.Por do të kemi lëkundje të tjera.

    TCH- Mund të influencojë ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?

    Akis Tselentis -E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shëmbet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme./  Tiranapost.al. 

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]