Aktualitet

Reagon Basha për Shengenin Ballkanik: Dështimi me negociatat s'mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane

Reagon Basha për Shengenin Ballkanik: Dështimi me negociatat

Lulzim Basha ka reaguar për nismën e Shengenit Ballkanik mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por të ftuar janë që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndonëse Kosova refuzoi të marrë pjesë.

Basha nuk e përmend me fjalë 'Shengen Ballkanik' por nënkupton se: 'Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane', duke quajtur kryeministrin Rama autokrat të korruptuar dhe shkaktar të varfërisë së qytetarëve shqiptarë.

Basha shprehet se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar, por parakushte, shprehet si: 'janë sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive të njeriut'.

Në Twitter, kreu i PD-së shkruan: 

1/2 Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

2/2 Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë! / Tiranapost.al. E.B