SPORT

Reagon ashpër agjenti i Bale: Zidane është i poshtër

Reagon ashpër agjenti i Bale: Zidane është i poshtër

Zinedine Zidane është quajtur “të poshtër” nga agjenti i Gareth Bale pas komenteve të trajnerit të Real Madridit rreth largimit të afërt të sulmuesit nga klubi.

Bale pritet të larohet nga Santiago Bernabeu dhe Zidane ka konfirmuar se uellsiani është “shumë afër largimit” nga klubit pasi e ka lënë jashtë ekipit për ndeshjen e International Champions Cup me Bayern Munchen të shtunën.

“Bale nuk luajti, sepse ai është shumë afër largimit”.

“Ne shpresojmë që ai të largohet së shpejti, do të ishte më mirë për të gjithë. Ne jemi duke punuar në transferimin e tij në një ekip të ri”, ka thënë Zidane.

Jonathan Barnett, i cili përfaqëson reprezentuesin e Uellsit, ka reaguar fuqishëm ndaj vlerësimit të sinqertë të trajnerit të Madridit për situatën.

“Zidane është i poshtër që flet kështu për dikë që ka bërë kaq shumë për Realin”.

“Nëse dhe kur Gareth largohet, kjo do të jetë sepse është në interesin më të mirë të Gareth dhe asgjë nuk ka të bëjë me presionin e Zidane”, tha Barnett për ESPN FC . /XH.K