Aktualitet

Raund i ri bisedimesh në New York për emrin e Maqedonisë, i dërguari i OKB-së: Klimë pozitive nga dy palët

Negociatorët grekë dhe maqedonas do takohen në New York sot dhe krerët e të dy vendeve si dhe i dërguari i OKB-së që merret me këtë çështje, Matthew Nimetz thonë se ka një dritare si mundësi për të zgjidhur çështjen këtë vit.

Sot do mbahet raundi i ri i bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë. Negociatorët grekë dhe maqedonas janë nisur drejt New York-ut, ndërkohë që i dërguari i OKB-së që merret me këtë çështje Matthew Nimetz thotë se ky rand mund të hapë një dritare të re për të zgjidhur çështjen brenda 2018-ës dhe se “Termi “Maqedoni” do jetë pjesë e propozim zgjidhjes për emrin pasi e kanë pranuar mbi 100 vende të botës, 

Përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis, së bashku me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara do bisedojnë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të Maqedonisë.

Iliria News i referohet televizionit Shenja, ku tregon se ndërmjetësi Nimetz do bëjë përpjekjet mes negociatorëve për zgjidhjen e problemit 25 vjeçar për çështjen e emrit mes dy vendeve, gjë që ka bllokuar procesin e integrimit europian dhe euroatlantik të Maqedonisë. Në një intervistë për televizionin nacional ERT thuhet se ndërmjetësi i OKB-së ka theksuar se nuk do dalë me një propozim të ri për emrin, por me propozim -ide për të cilat është diskutuar edhe më parë. Ai ka theksuar se sheh klimë pozitive tek të dyja vendet.

Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë negociatat e pranimit në BE deri në fund të vitit 2019, me kusht që Tirana të zbatojë reformën gjyqësore dhe Shkupi  të zgjidhë çështjen e ashpër të emrit me Greqinë që ka ndjekur vendin qëkur fitoi pavarësinë nga Jugosllavia në fillim të viteve 1990.

Negociatorët grekë dhe maqedonas do takohen në New York sot dhe krerët e të dy vendeve si dhe i dërguari i OKB-së që merret me këtë çështje, Matthew Nimetz thonë se ka një dritare si mundësi për të zgjidhur çështjen këtë vit.  Tiranapost.al E.B