• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rasti i Xhisiela Malokut/ Taulant Balla tregon ç’mësoi sot në Prokurori


    Prokuroria e Tiranës pas hetimeve ka dalë në përfundimin se, Taulant Balla nuk e ka kërcënuar nën-oficerin Emiljano Nuhu lidhur me rastin e Xhisiela Malokut. I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Neës 24, Balla tha se PD-ja ka nxjerr një lajm të rremë, gjë që është konfirmuar sipas tij dhe nga hetimet.

     “Unë nuk kam qenë fare në atë komisariat. Sot kam qenë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë përgjigje për hetimin tim dhe rezulton se gjithë kjo shpifje e ulët e Bashës është shpifje dhe vërtetohet në çdo qelizë që Taulant Balla s’ka qenë asnjëherë në komisariatin e Fushë-Krujës, sepse këtë shefin e komisariatit Lulzim Basha e ka ndihmuar dhe ai personi që më akuzoi, Emiljano Nuhu është zyrtarisht prej sot një person që akuzohet për kallëzim të rremë. Ja si bëhen këto lajmet e rreme në Shqipëri”, tha Balla.

    Kujtojmë se Balla ishte akuzuar se ishte në Komisariatin e Fushë-Krujës dhe se kishte kërcënuar nën-oficerin Nuhu që të mos procedonte djalin e deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar nga ish-e dashura për dhunë e përndjekje./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690