• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rasti i Xhisiela Malokut, Prokuroria del në një përfundim tjetër!


    Rasti i Xhisiela Malokut tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik në shtator të vitit të kaluar, kur djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep, u akuzua se e kishte dhunuar. Tashmë Prokuroria mësohet se ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar ndaj oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, që sipas këtij të fundit ndodhën pas denoncimit që i bëri djalit të deputetit.

    Vendimi vjen pasi Prokuroria e Tiranës nuk gjeti prova që oficeri Nuhu të jetë kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja.

    Kujtojmë se Rexhepi u arrestua në datën 30 shtator të vitit të kaluar, pasi Emiljano Nuhu, i cili ndodhet për azil politik në një vend të BE-së denoncoi rastin dhe madje tha se ishte kërcënuar që të hiqej denoncimi i Xhisielës.

    Oficeri i policisë denoncoi në komisariatin nr.6 se ishte kërcënuar nga Redjan e Ramazan Rraja, në një lokal në Tiranë në korrik të 2018-s.

    Rexhep Rraja mohoi akuzat për rastin, ndërkohë që edhe Xhisiela tha se ai nuk kishte ushtruar dhunë dhe se thjesht kishte pasur debate për xhelozi, dhe për këtë e kishte denoncuar disa herë në polici. Në dhjetor 2018, gjyqtarja e Krujës Engjëllushe Tahiri dha vendimin 1 vit shërbim prove për Rexhep Rrajën, i cili u la i lirë.

    Nuk dimë nëse djali ai dhe Xhisiela takohen ende bashkë, por kjo e fundit para disa ditësh ka shkruar në rrjetet sociale se do të ketë reja./ Tiranapost.al

    Rasti Xhisiela/Gjykata e Krujës largon nga burgu Rexhepin, ja vendimi

    Xhisiela shkon në gjykatë për të mbështetur Rexhepin: Do çoj në prokurori mediat që merren me mua

    Sa herë ziheshim digjnim veten me cigare!! Xhisiela vazhdon të na habisë

    Reagimi/Hetimet për akuzat e Emiljano Nuhut po i bën prokuroria. PD po intimidon procesin