• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Te gjitha

    Rastet me fruth në Shqipëri/ Prindërit duhet të vaksinojnë detyrimisht fëmijët


    Në Shqipëri, kemi 51 raste të konfirmuara me fruth, ndërsa grupmosha më e prekur janë fëmijët nën dy vjeç. Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel prindërve të vaksinojnë urgjent fëmijët, pasi është mbrojtja më e mirë edhe për komplikacionet e rënda që shkakton

    “51 raste janë konfirmuar nga 121 të dyshuara. Fruthi edhe në vendin tonë qarkullon si në të gjitha vendet e rajonit dhe të Europës. Kalendari i vaksinimit tek fëmijët është i detyruar. Sidomos ata nën 2 vjeç. Ndaj u bëj apel prindërve të mos hezitojnë të kryejnë vaksinimin e fëmijëve, apo mos e neglizhojnë atë”, theksoi ministrja Manastirliu gjatë një interviste televizive.

    Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit./Tiranapost/A.C