Rastësia mbret i botës! Historia e çiftit që u njohën që fëmijë dhe pas 20 vitesh martohen
Është një histori sa prekëse aq edhe emocionuese dashurie. Një çift nga Ohajo, të cilët kur ishin foshnjë vuanin nga e njëjta sëmundje janë martuar pas 20 vitesh. Por si u takuan për herë të parë dhe si arritën të ruanin kontaktet gjatë gjithë asaj kohe?
Emily tashmë 28 vjeçe dhe Cameron Kohlman 27 vjeç u takuan kur ishin fare të vegjël në spital. Ata vuanin nga një çrregullim i rrallë lindjeje që njihet si bladder exstrophy, ndodh kur lëkura në 'muret' e barkut nuk është e formuar siç duhet.
Të dy iu nënshtruan një operacioni tjetër në moshën katër vjeç, ku vendosën të bëheshin edhe miq. Operacionet i kishin me pak ditë në mes, por të gjendur në të njëjtin spital ata u bënë shumë të afërt, sa në pafajësinë e një fëmije u puthën në buzë e ndërkohë që në duar mbanin lodra.
Emily nuk e harroi kurrë Cameronin dhe në vitin 2004 ajo e pyeti nënën e saj nëse e kishte ende numrin e familjes së Cameron. “Gjithmonë e kujtoja dhe e mbaja mend si djalë të vogël. Telefonova dhe arrita të merrja numrin e tij personal. Gjithashtu u dhashë edhe numrin tim”. Pas këtij momenti ata filluan të flisnin, të dërgonin mesazhe, e-maile dhe dita ditës ata filluan të ndjenin diçka për njëri tjetrin.
Në vitin 2006 Emily dhe Cameron vendosën të takoheshin, që edhe të shiheshin live pas shumë vitesh. “Kur u takuam në fillim ishte shumë e vështirë. Por pas 10 minutash u mësuam dhe na dukej sikur kishim gjithë jetën bashkë, ndonëse që të vegjël pranë njëri tjetrit ishim." Në nëntor të vitit 2012, Cemeron i cili punon në një kompani me shitje makinash i propozoi dhe në fund u martuan në vitin 2015. Ata tashmë janë prindër të një djali dy vjeç me emrin Everleigh.
Ndërsa Emily e cila punon si mjeke thotë se po të mos kishte pasur atë problem shëndetësor nuk do mund të njihej me dashurinë e jetës së tij./Metro/ Tiranapost.al. E.B