Kosova

Rast i rrallë: Lind në Prishtinë një foshnjë me dy gjini

Rast i rrallë: Lind në Prishtinë një foshnjë me dy

Mjekët e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë janë përballur me një rast të rallë. Një foshnjë ka lindur me dy gjini, ose siç thuhet në terma shkencorë me gjini të papërcaktuar. Media Front Online publikon artikullin ku shkruan se aktualisht foshnja është dërguar në Klinikën e Neonatologjisë, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Mendohet se ky është rasti i parë që regjistrohet në Kosovë, por pritet që të zbulohet më shumë për këtë rast.

Por çfarë duhet të dimë për këto raste? 

Fëmijët interseks janë të lindur me karakteristika seksuale që nuk përputhen me përkufizimin klasik ‘mashkull’ ose ‘femër’. Sipas Organizatës së Kombeve të bashkuara rreth 1.9 për qind e bebeve në botë lindin me këto karakteristika. Të qenit interseks ka të bëje me karakteristikat biologjike seksuale, ku përfshihen organet gjenitale, gjëndrat seksuale, nivelet e hormoneve dhe modelet e kromozomeve, por jo orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i foshnjave të lindura me gjini të papërcaktuar [hermafroditë ose interseks] nga viti 2011 deri në vitin 2017 në Shqipëri është 27. / Tiranapost.al.