SportTe gjitha

Rashica: Jam krenar me golin tim të parë për Werder Bremen


Werder Bremen fitoi mbrëmë 3:1 ndaj Kolnit, në një ndeshje të Bundesligës, ku një nga golat e shënoi Milot Rashica.

Për yllin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën, ky ishte goli i parë me skuadrën e tij të re, Werder Bremen, si dhe i pari në “Weser-Stadium”.

Ai shënoi në minutën e 58-të për rezultatin 2:1, duke ndihmuar skuadrën të fitojë tre pikë të rëndësishme.

Pas ndeshjes, Rashica i ka falënderuar tifozët vendas për atmosferën fantastike dhe përkrahjen e skuadrës deri në minutën e fundit

“Çfarë ndeshje!!. Stadium madhështor, atmosferë e pabesueshme nga fansat e Werderit, të cilët na përkrahën deri në minutën e fundit. Krenar që e shënova golin e parë për këtë ekip madhështor dhe të parin ën Weser-Stadium”. Faleminderit djem!”, ka shtuar Rashica në profilin e tij në Facebook. /XH.K