• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Raporti shqetësues i UNESCO-s që tregon vendet që rrezikojnë të zhduken përgjithmonë


    Venecia, Statuja e Lirisë, ishujt Galapagos, dhe Stonehenge kanë rrezik  të zhduken për shkak të ndryshimit të klimës, sipas një raporti të ri të publikuar nga UNESCO.

    Raporti prej 108 faqesh me titull Trashëgimia Botërore dhe Turizmi në një klime në ndryshim është pjesë e një projekti të UNESCO-s, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, dhe Bashkimi i Shkencëtarëve të Shqetësuar, që tregon  se shumë nga vendet më të famshme në botë janë gjithnjë e më të prekshme nga ndikimet e ngrohjes globale, siç është raportuar nga Hyperallergic.

    Easter Island

    U analizuan 31 prona të Trashëgimisë Botërore në 29 vende, duke u fokusuar në disa nga destinacionet turistike më të njohura në mbarë botën, duke përfshirë, Kartagjena, Kolumbia,  Parku Kombëtar Shiretoko në Japoni, Cape Floral në Afrikën e Jugut dhe shumë vende të tjera. Rezultatet, hartuar nga gazeta e  shkencës me raporte teknike si dhe të dhënat nga ekspertët vendorë, janë të frikshme dhe tregojnë se ndryshimi i klimës përbën një kërcënim real për historinë e botës.

    statue of liberty

    Raporti i paraqitur edhe në thellësi studion rastet si Venecia dhe Statuja e Lirisë. “100% e aseteve në  Statujën e Lirisë  janë në në rrezik” të ekspozimit të lartë “nga rritja e nivelit të detit për shkak të lartësisë jashtëzakonisht të lartë dhe ndjeshmëria nga stuhitë,” thotë raporti.

    cartagena

    Venecia, vendi i jashtëzakonshëm  bizantin i arkitekturës gotike, Rilindjes dhe qytetit është nën kërcënim nga rritja e nivelit të ujit, thotë raporti. Efektet e niveleve të ujit në rritje po shkaktojnë probleme në qytetin e Venecias, me përmbytje të shpeshta të dëmshme  qe prekin arkitekturën e njohur të qytetit. “Niveli i ujit në lagunë do vazhdojë të rritet, duke sjellë problem pvr materialet e ndërtimit apo tullat nga lagështia që mund të sjellë edhe shembjen e tyre.

    Venice

    Raporti gjithashtu analizon edhe efektet e turizmit në të njëjtat vende, veçanërisht ato me “qasje të pakontrolluar ose të keqmenaxhuar.” Gjetjet gjithashtu tregojnë se turizmi mund të luajë një rol pozitiv për të ndihmuar për të siguruar të ardhmen e shumë vendeve me trashëgimi botërore, veçanërisht në Venecia që  vendi mbështetet nga të ardhurat nga turistët për të mbijetuar.

    great barrier reef